Kuvendi miraton rezolutën e propozuar nga AAK për liberalizmin e vizave

E publikuar: 03/08/2022 15:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kuvendi ka miratuar rezolutën për liberalizmin e vizave të propozuar nga AAK, me shumicë votash.Shefi i deputetëve të kësaj partie, Besnik Tahiri, gjatë debatit parlamentar ka deklaruar se përmes kësaj rezolute, deputetët do të shtyjnë përpara reformat për shtetin e së drejtës, nisma kundër korrupsionit e zbatim të ligjeve.

Po ashtu, Tahiri ka theksuar se qeveria duhet të punojë në avancimin e platformës shtetërore, varësisht zhvillimeve të Bashkimit Evropian.Ai tha se kjo rezolutë është e nevojshme dhe kërkon trajtim të barabartë të qytetarëve të Kosovës.“Është momenti vendimtar kur Kuvendi i Kosovës në pajtim të plot me detyrimet kushtetuese, paraqes këtë rezolutë për të shprehur qëndrimet si më poshtë:

Deputetët e kuvendit zotohemi se do t’i shtyjmë përpara të gjitha reformat që garantojnë shtetin e së drejtës, nisma kundër korrupsionit, projektet për punësim dhe zhvillim, mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve, garancinë për institucionet e pavarura, mbikëqyrjen e rreptë të qeverisjes në raport me mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut.

Si dhe garantimin e çdo standardi evropian mbi të dhënat personale dhe gjendjes civil, kontrollin trafikimit me qenie njerëzore dhe luftimin e pa kompromis të të gjitha formave të trafiqeve me narkotikë”, ka thënë ai.