Kuvendi i Berishës shkarkon Bashën, 4446 delegatë votojnë pro

E publikuar: 11/12/2021 18:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kuvendi Kombëtar i PD-së i thirrur nga Sali Berisha në “Air albania” ka votuar pro shkarkimit të Lulzim Bashës nga posti i kryetarit.

Nga 4934 delegatë që ishin të pranishëm në nisje të punimeve të Kuvendit, në votim kanë marrë pjesë 4491 delegatë dhe prej tyre 4446 kanë votuar pro shkarkimit të Bashës.

9 vota kanë qenë të pavlefshme.