Kuvendi formon Komisionin Ad-Hoc për përzegjedhjen e anëtarëve të Bordit të RTK-së

E publikuar: 23/06/2020 18:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kuvendi i Kosovës ka fromuar Komisionin Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për shtatë anëtarë të Bordit të RTK-së, pesë anëtarë nga komuniteti shqiptar, një anëtar nga komuniteti serb dhe një anëtar nga komunitetet joshumicë.

Nga 102 vota, 101 ishin për dhe një ishte abstenim, njofton Klan Kosova.

Anëtarët e këtij komisioni me kryetar Valon Ramadanim nga Lëvizja Vetëvendosje janë: Arbëreshë Kryeziu dhe Agon Batusha nga VV, Rasim Selmanaj nga AAK, Igor Simiq nga Lista Serbe, Melinda Sopi-Krasniqi nga Nisma, Albert Kinolli nga 6+.