Kuvendi dështon të plotësojë Bordin e RTK-së me një anëtar shqiptar, Simiq zgjidhet nga komuniteti serb

E publikuar: 15/03/2018 16:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka dështuar të zgjidhet një anëtari i Bordit të RTK-së nga radhët e komunitetit shumicë shqiptarë, ku Çun Lajçi ka marrë 28 vota, Shkodran Tolaj 45, që nënkupton që asnjëri nga dy kandidatët nuk i kanë marrë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur, gjë që çon në rihapjen e konkursit për këtë pozitë.

Ndërsa, Mariana Amdamoviq Simiq nga radhët e komunitetit serb është zgjedhur anëtare e Bordit të RTK-së me 55 vota, kurse kundërkandidati i saj Nebojsha Periq ka marrë vetëm 2 vota./koha.net/