Kush e këshillon Vuçiqin që “çështjen e Kosovës t’ua lë të tjerëve”

E publikuar: 31/12/2018 13:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri serb i Punëve të Brendshme Nebojsha Stefanoviq ka deklaruar se në vitin 2019 vështirë se do të ndodhë zgjidhja e kontestit ndërmjet Kosovës e Serbisë, transmeton Koha.net.

Ai ka shtuar se do ta këshillonte kryetarin e Serbisë Aleksnadar Vuçiq që lidhur me Kosovën të mos bëjë asgjë, por që atë problem t’ua lë të tjerëve.

Stefanoviq, në gazetën e Beogardit “novosti” ka thënë se “këtë këshillë Vuçiqit ia bën si mik i kahershëm i tij , pasi nuk ka zgjidhje për Kosovën që do të kënaqte njerëzit në Serbi”.