Kush dëshiron të dhurojë gjak, shkoni sot në oborrin e Komunës së Prishtinës

E publikuar: 11/05/2017 08:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot në oborrin e Komunës së Prishtinës do të vendoset ambulanca e transfuzionit të gjakut dhe do të dhurohet gjak, për nder të Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë.
Në të njëjtën ditë Komuna e Prishtinës do t’i nderojë 15 infermierët veteranë të Qendrave të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, të moshës 70-vjeçare.