Kusari-Lila për shtyrjen e zgjedhjeve: Na duhet vendim konsensual, shëndeti i qytetarëve me rëndësi

E publikuar: 13/09/2021 15:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila tha se për shtyrjen e zgjedhjeve duhet që të ketë vendim konsensual nga të gjitha partitë.

Ajo pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shtoi se shumë me rëndësi është që të mbrohet shëndeti i qytetarëve në këtë kohë të pandemisë.

“Qëndrimi ynë është që të jetë vendin konsensual i të gjitha partive. Është e rëndësishme që të kemi parasysh shëndetin e qytetarëve dhe në dakordancë me rekomandimet e IKShPK-së të kemi fushatën në rast se vendoset të vazhdohet siç ka qenë”, ka thënë Kusari-Lila.