Kusari-Lila edhe në këto zgjedhje do të kandidojë si pjesë e listës së LVV-së

E publikuar: 23/12/2020 14:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

U.d e presidentes, Vjosa Osmani ka zhvilluar takim edhe me kryetaren e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila për të diskutuar për datën e zgjedhjeve.

Pas këtij takimi, Kusari-Lila para mediave tha se zgjedhjet duhet të mbahen së më shpejtë.
Ajo konfirmoi sërish bashkëpunimin me LVV-në edhe në këto zgjedhje.

“Edhe në këto zgjedhje do të vazhdojmë bashkëpunimin me LVV-në shpresoj se nuk do të ketë vetëm bashkëpunime të individëve por të gjithë subjektit. Besoj se do të vazhdojmë bashkë si dy subjekte që kanë qëllimin dhe synimin për ndryshime pozitive. Këto zgjedhje besoj së do të dalim si dy subjekte me një listë të përbashkët me një marrëveshje në koalicion”, ka thënë Kusari-Lila.

Ajo e quajti manipuluese mënyrën e Hotit për të kërkuar votimin e buxhetit pasi sipas saj kjo Qeveri është në detyrë.