Kurti: Vuçiq tha se s’lejon anëtarësimin e Kosovës në OKB: Kjo do të ishte shkelje e nenit 4

E publikuar: 01/03/2023 16:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka reaguar presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic pasi ky i fundit mbrëmë ka thënë se Serbia do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, shkruan Gazeta Express.

Kurti ka thënë se kjo do të përbënte shkelje të nenit 4 të propozimit evropian.

Kreu i Qeverisë së Kosovës ka shkruar tutje se normalizimi i raporteve është i mundur vetëm nëse të dyja palët negociojnë në mirëbesim dhe thotë se mesa duket Serbia ka vendosur që të mos veprojë në një mënyrë të tillë

“Normalizimi i marrëdhënieve është i mundur vetëm nëse të dyja palët negociojnë në mirëbesim. Serbia me sa duket ka vendosur të mos e bëjë këtë”, ka shkruar kreu i Qeverisë së Kosovës.