Kurti: Vizita e Scholz historike, zhvilluam edhe një takim tête-à-tête

E publikuar: 10/06/2022 16:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vizita e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, ka qenë historike, duke rikujtuar se është e para vizitë e një kancelari gjerman në Kosovën e pas pavarësisë.Kreu i Qeverisë së Kosovës gjithashtu ka treguar se sot me kancelarin gjerman kanë zhvilluar edhe një takim sy më sy dhe pastaj edhe me delegacionet shtetërore.

Kurti thotë se përveç kësaj, kjo vizitë është dëshmi e raporteve të forta mes Prishtinës dhe Berlinit.“Pata kënaqësinë e veçantë që në vizitën e parë të një kancelari gjerman në Qeverinë e Republikës së Kosovës, ta mirëpres Kancelarin Scholz në Aeroportin “Adem Jashari”, të parakalojmë bashkë në ceremoninë pritëse me nderime të larta shtetërore, të bisedojmë në një takim tête-à-tête, të diskutojmë me delegacionet tona shtetërore, dhe t’i drejtohemi popullit të Republikës nëpërmjet një konference të përbashkët për media”, ka shkruar Kurti.“Vizita e sotme e kancelarit gjerman ishte historike.

Përveçse e para e tillë që nga shpallja e pavarësisë, ishte dëshmi e marrëdhënieve tona të forta si dy vende partnere dhe aleate për njëra-tjetrën, të lidhura me vlera të përbashkëta të lirisë dhe demokracisë, në një moment përcaktues për rajonin dhe kontinentin tonë.Vielen Dank, Bundeskanzler Scholz”, ka përfunduar kryeministri.