Kurti: Vettingu është i domosdoshëm, por edhe konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme

E publikuar: 18/06/2022 13:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kanë mbajtur konferencë për media, në lidhje me seancën e mbajtur nga Komisioni i Venecias, ku janë votuar dy opinione ligjore të rëndësishme për Kosovën, raporton Ekonomia Online.Duke komentuar vendimin e Komisionit të Venecias, shefi i ekzekutivit, tha se Vettingu është i domosdoshëm në Kosovë, siç është edhe konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme.

Kurti tha se Vettingu i shumëpritur në sistemin e drejtësisë është i domosdoshëm.

“Rivlerësimi dhe verifikimi i aftësive të krerëve të pushteti gjyqësor e prokurorial nisin nga mekanizmat e jashtëm të pavarur. Jemi për të prezantuar reformën në sistemin gjyqësor, Vettingun dhe konfiskimin e pasurisë së paligjshme që komisioni i Venecias ia ka thënë besimin e plotë. Komisioni i Venecias na bind se reformat e propozuara janë adekuate dhe në pajtim me shtetet demokratike”, tha Kurti në një konferencë për media.

“Jo rrallëherë drejtësia është sfiduar në mënyra që nuk duhet toleruar. Është detyrë e jona që të veprojmë përmes reformave të mira. Përmes prokurorëve energjikë e gjyqtarëve të mençur. Reformimi i gjyqësorit përbrenda me akterët aktual nuk është i mundur. Këtë e kemi të konfirmuar prej Komisionit të Venecias. Rivlerësimin e verifikimin e aftësive të krerëve e nisim me mekanizmat e jashtëm të pavarur nga çdo ndërhyrje”, tha ai.

“Prezantojmë fillimin e reformës substanciale në sistemin gjyqësor. Vettingun dhe verifikimin e konfiskimin e pasurisë së paligjshme. Besimi që kemi marrë nga ju, na ka dhënë kurajo në luftimin e krimit dhe korrupsionit. Reformat e propozuara janë adekuate dhe në pajtim me vlerat demokratike”, tha Kurti.