Kurti uron Albanesen për fitoren: Ky është një ndryshim thelbësor për Australinë

E publikuar: 21/05/2022 21:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar kryeministri në ardhje të Australisë, Anthony Albanese, i cili si lider i Partisë Laburiste Australiane, do të bëhet kryeministri i ardhshëm i shtetit, pasi që ka arritur ta mposht në zgjedhje konservatorin dhe kryeministrin aktual, Scott Morrison.

Kurti zgjedhjen e liderit laburit australian, e ka konsiduar ndryshim thelbësor në politikën australiane.

“Urime laburistëve australianë dhe Anthony Albanese. Ky ndryshim thelbësor në politikat australiane, është jo vetëm i mirë për popullin e Australisë, por dhe politikat progresive klimatike të laburistëve janë pozitive për botën”, ka shkruar kryeministri Kurti në Twitter.

Anthony Albanese është bërë i njohjur si mbrojtës i sistemit të kujdesit shëndetësor falas në Australi, një republikan dhe një tifoz i pasionuar i ligës së regbit. 59-vjeçari me nofkën “Albo” është rritur në banesat sociale nga një nënë beqare me pension invaliditeti. Ai shpesh e ka përmendur edukimin e tij si bazë për bindjet e tij progresive.