Kurti u drejtohet serbëve në serbisht, kërkon propozimet dhe sugjerimet e tyre

E publikuar: 21/06/2022 23:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës u është drejtuar qytetarëve të komunitetit serb në Kosovë në gjuhën e tyre, ku flet për rezultatet në përmbylljen e tremujorit të parë të vitit të dytë të qeverisjes Kurti.

Në videon e publikuar në faqen zyrtare të Qeverisë së Kosovës, Kurti thotë se ka qenë dhe mbetet prioritet zhvillimi ekonomik, duke shtuar se politikat e qeverisë së tij kanë dhënë rezultate pozitive.

Mes sukseseve të qeverisë së tij, Kurti përmend dhe ngritjen e pagës minimale, ndërkohë që adreson edhe rritjen e çmimeve në muajt e fundit. Ai thotë se Kosova varet nga importet, duke u shfajësuar për rritjen e çmimeve.

Po ashtu, përmend dhe politikat sociale të qeverisë së tij që lidhen me mbështetjen e pensionistëve, studentëve, punëtorëve dhe qytetarëve gjatë muajve të fundit të krizës.

Teksa përmend dhe çështje të tjera, përfshirë vizitën në SHBA, Kurti duke iu drejtuar qytetarëve, u ofron bashkëpunim dhe thotë se është i hapur për propozime dhe sugjerime.

https://m.facebook.com/GOVRKS/videos/3279528268947294/