Kurti tregon nëse në Bruksel do të flitet për hapjen e urës së Ibrit, i tregon Bislimit për çka të diskutojë

E publikuar: 12/05/2023 16:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Albin Kurti, po insiston që të ketë zbatim të plotë pa vonesa dhe pa kushte të marrëveshjes së arritur në Ohër raporton Ekonomia Online.

I pyetur nëse në takimin e radhës në Bruksel ndërmjet kryenegociatorëve, Kurti s’ka dhënë ndonjë përgjigje konkrete, por ka shtuar se do të diskutohen të gjitha pikat e marrëveshjes së Ohrit.

Kurti u tha gazetarëve se përgjigjen për atë se çfarë do të diskutohet në Bruksel jo vetëm që e ka dëgjuar ata, por edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

“Pesë fjali në preambulë, 11 nene në marrëveshjen bazë, 12 pika në aneksin e zbatimit dhe kjo duhet të ketë implemntim të plotë pa vonesa dhe pa kushte”.

“Kjo është ajo cfarë do të diskutohet në takimi e radhës në Bruksel. Dhe jo vetëm që më dëgjuat edhe ju, por edhe zv.kryeministri Besnik Bislimi”, tha ai.