Kurti thotë se Prokuroria Speciale nuk po i ndjekë kriminelët e luftës

E publikuar: 30/11/2019 20:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se Prokuroria Speciale nuk po i ndjek kriminelët e luftës.

Sipas tij, një pjesë e emrave të tyre dihen publikisht, sepse janë ende gjallë të mbijetuarit e familjarët e viktimave, transmeton Klan Kosova.

“Por, prokuroria speciale po hesht. Pse nuk kanë nisur hetimet dhe akuzat? Pse nuk janë çuar ende përballë trupit gjykues masakruesit e popullit tonë? Pse nuk ka sot një konferencë të tyre për medie ku ata raportojnë publikisht për punën e tyre në këta gjashtë muaj?”

“Gjykimi e dënimi i kriminelëve të luftës është detyrë, jo vetëm përballë kombit tonë, por përballë gjithë njerëzimit. Prokurorët specialë nuk mund të vazhdojnë të qëndrojnë pasivë në lidhje me këtë”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.