Kurti thotë se me Ramën s’foli për “Open Balkan”, por për Procesin e Berlinit

E publikuar: 14/09/2022 23:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Albin Kurti dhe Edi Rama-FB_IMG

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nisma rajonale “Open Balkan” nuk ka qenë pjesë e diskutimeve që pati të martën, në një drekë pune, me homologun shqiptar në Tiranë, Edi Ramën. Procesi i Berlinit po.

Kurti tha se në gjashtë pikat e prezantuara nga ai në tavolinën e bisedimeve, më 18 gusht, po bazohen edhe dy këshilltarët gjermano-francezë, Jens Plotner dhe Emmanuel Bonne, për propozimet e tyre.

Shefi i qeverisë kosovare nuk tregoi nëse mori ndonjë ftesë për takim të ri me Aleksandar Vuçiqin.

E nëse një i tillë ndodh mbetet mistër nëse në të do të diskutohet tema e të uniformuarve serbë që dolën në terren natën e 31 korrikut, kur u bllokuan dy rrugët që çojnë në Bërnjak e Jarinje, si kundërshtim ndaj reciprocitetit me dokumente.

Një gjë të tillë e konfirmoi në Prishtinë ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, por vetëm pasi këtë e bëri Vuçiq një ditë në parë në Beograd.

Për këtë ndodhi të mbrëmjes së fundidt të korrikut u tha të jenë njoftuar edhe aleatë ndërkombëtarë.