Kurti tha se dy ministra u kthyen në Kosovë, Haxhiu: Njëri ka ikë në Amerikë

E publikuar: 19/02/2023 16:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Bekim Haxhiu

Deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, ka komentuar një deklaratë të kryeministrit Albin Kurti, i cili thotë se dy ministra të tij janë kthyer në Kosovë për punuar e vepruar.

Por, sipas Haxhiut, Kurti ka harruar se njëri nga ta – doktori Rifat Latifi “ka ikur” për në SHBA.

“I pyetur për ikjen e të rinjve, Albin Kurti paska thënë se dy ministra të tij u kthyen në Kosovë. Albini ka harru me tregu se njëri nga ta, Prof.Dr.Rifat Latifi ka ikë për Amerikë”, shkroi ai në Facebook.

Ai akuzoi shefin e qeverisë për mashtrime e punë të dobët në ekzekutiv.

“Veprimet e Kurtit dhe puna e dobët e ministrave është një nga arsyet që po ikin nga Kosova profesionistët shëndetësorë, rinia dhe jo vetëm. Çdo ditë vetëm mashtrime dëgjojmë nga Albini”, shtoi ligjvënësi opozitar.