Kurti “teston” fshesat në Ferizaj, thotë se do të mbështeten prodhuesit vendorë

E publikuar: 12/10/2021 14:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të hënën ka qëndruar në Ferizaj për të mbështetur kandidatin epartisë së tij për kryetar të kësaj komune, Valon Ramadani.

Gjatë vizitës në terren Kurti vizitoi disa nga prodhuesit e ndërmarrësit vendorë teksa në pamjet e publikuara nga Lëvizja Vetëvendosje, Kurti u pa duke “testuar” disa fshesa, njofton Klankosova.tv.

“Me Valon Ramadanin Kryetar në Ferizaj dhe qeverisjen qendrore në Prishtinë, do të mbështeten prodhuesit e ndërmarrësit vendorë e sidomos ato njësi të ekonomisë që krijojnë vende të reja pune për gratë e të rinj në këtë komunë. Me datë 17 tetor votojmë për zhvillim, votojmë numrin 144 për Bashkë qeverisje” thuhet në njoftimin e LVV-së.

Teksa kandidati për kryetar, Valon Ramadani, u komentua shumë pas një deklarate të dhënë për një nga pikat e programit të tij qeverisës, pikë kjo e cila nuk është dëgjuar asnjëherë më parë në premtimet e fushatave elektorale – ku do të organizojë një festival për moshën e tretë, në të cilin do të zgjedhet ‘Miss Gjyshja’.

Në imazhet e publikuara shihet një zonjë që në maskën e saj si mbrojtje kundër COVID-19 mban figurën e kryeministrit, Albin Kurti.