Kurti takohet me Shefin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga BE, flasin për procesin zgjedhor

28.09.2021 19:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kurti takohet me Shefin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga BE, flasin për procesin zgjedhor

Për të diskutuar për procesin zgjedhor me rastin e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti sot në takim Shefin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Lukas Mandl.Z. Mandl, i cili njëherësh është eurodeputet austriak dhe themelues dhe president i Shoqatës së Miqësisë Austriako-Kosovare, u shpreh i lumtur që do të qëndrojë në Republikën e Kosovës edhe me përgjegjësinë e Shefit të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve. Ai u njoftua rreth mbarëvajtjes së zgjedhjeve të kaluara parlamentare në Kosovë, organizimi i të cilave sikurse ato lokale të muajit të ardhshëm do të bëhet në situatë pandemie.

Kryeministri Kurti tha se zgjedhjet e kaluara parlamentare, përveçse ishin të lira, demokratike dhe fer, ishin shembull i organizimit në kuptimin e përgatitjeve të tyre dhe disiplinës organizative për zbatimin e masave kundër pandemisë COVID-19.

Megjithëkëtë, duke pas parasysh përvojat në zgjedhjet paraprake dhe mësimet që duhet të nxjerrim nga ato, kryeministri Kurti e vlerësoi të rëndësishëm praninë e misionit të Bashkimit Evropian për vëzhgimin e zgjedhjeve. Kjo prani është sidomos e rëndësishme në komunat e banuara me shumicë lokale serbe, me theks në ato në veri të vendit, ku siç ka evidentuar edhe raporti i ekspertëve të Bashkimit Evropian për zgjedhjet e 14 shkurtit, banorët lokalë dhe përfaqësuesit e subjekteve tjera lokale serbe, përveç Listës Serbe, janë ndjerë të frikësuar për shkak të presion dhe intimidimit që kanë përjetuar në zgjedhjet e kaluara.Të pranishëm në takim ishin edhe dy përfaqësuesit e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi dhe Alim Rama.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Abdixhiku kritikon Osmanin për sulmet ndaj BE-së: Raporte të tilla s’komentohen në konferenca

Abdixhiku kritikon Osmanin për sulmet ndaj BE-së: Raporte të tilla s’komentohen në konferenca

Memli Krasniqi: Qytetarët nuk pajtohen me qasjen arrogante të VV-së

Memli Krasniqi: Qytetarët nuk pajtohen me qasjen arrogante të VV-së

Këshilltari i Vjosa Osmanit i reagon Abelard Tahirit dhe Selim Selimit pas kritikave për vetingun

Këshilltari i Vjosa Osmanit i reagon Abelard Tahirit dhe Selim Selimit pas kritikave për vetingun

Presidentja viziton kampin ku po qëndrojnë afganët

Presidentja viziton kampin ku po qëndrojnë afganët

Arrestohet një 87-vjeçar për sulm seksual

Arrestohet një 87-vjeçar për sulm seksual

Treni godet për vdekje një person në Pejë

Treni godet për vdekje një person në Pejë

Ballazhi pas anulimit të zgjedhjeve në Han të Elezit: Suma do të turpërohet nga humbja që do t’i shkaktoj

Ballazhi pas anulimit të zgjedhjeve në Han të Elezit: Suma do të turpërohet nga humbja që do t’i shkaktoj

Nga e premtja, vaksinën kundër COVID mund ta merrni edhe në sheshin e Prishtinës

Nga e premtja, vaksinën kundër COVID mund ta merrni edhe në sheshin e Prishtinës

Këto janë rregullat për të kërkuar azil në Zvicër

Këto janë rregullat për të kërkuar azil në Zvicër

PZAP anulon zgjedhjet në Komunën e Hanit të Elezit – pati shitblerje të votave

PZAP anulon zgjedhjet në Komunën e Hanit të Elezit – pati shitblerje të votave

Haziri: LDK nuk do të ketë marrëveshje politike në bllok për balotazhin

Haziri: LDK nuk do të ketë marrëveshje politike në bllok për balotazhin

Asnjë i vdekur dhe 18 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Asnjë i vdekur dhe 18 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

KQZ vendos që të rinumërohen 23 vendvotime

KQZ vendos që të rinumërohen 23 vendvotime

Arrestohet ish-punonjësi i AKI-së, dyshohet se zbuloi informacione që rrezikuan sigurinë e Kosovës

Arrestohet ish-punonjësi i AKI-së, dyshohet se zbuloi informacione që rrezikuan sigurinë e Kosovës

Rritet edhe çmimi i druve në Kosovë

Rritet edhe çmimi i druve në Kosovë

Aktakuzë ndaj personit që dhunoi të miturën në shtëpinë e tij në Gjakovë

Aktakuzë ndaj personit që dhunoi të miturën në shtëpinë e tij në Gjakovë