Kurti takohet me komisionarin e BE-së, flasin për reformat në drejtësi dhe zbatimin e planit ekonomik

E publikuar: 07/12/2021 12:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi është takuar sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel.Varhelyi tha se me Kurtin diskutuan rëndësinë e zbatimit të shpejtë të planit ekonomik dhe investimeve për Ballkanin Perëndimor, luftën kundër krimit të organizuar e shumë tema tjera.

“Me kryeministrin Albin Kurti përpara takimit të sotëm të Këshillit të Stabilizim-Asociimit të BE-së për Kosovën. Diskutuam rëndësinë e zbatimit të shpejtë të Planit Ekonomik dhe Investimeve për Ballkanin Perëndimor, punën e vazhdueshme për reformat, përfshirë reformën në drejtësi, luftën kundër krimit të organizuar”, ka shkruar Varhelyi.