Kurti takohet me eurodeputetin Schieder, diskutojnë për prioritetet e qeverisë së re

03.05.2021 18:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kurti takohet me eurodeputetin Schieder, diskutojnë për prioritetet e qeverisë së re

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti sot në vizitë, shefin e delegacionit të Partisë Socialdemokrate të Austrisë (SPO) në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder.
Kryeministri Kurti e njoftoi eurodeputetin Schieder për vizitën e tij në Bruksel dhe takimet që pati atje.Ai foli edhe për prioritetet e qeverisë së re dhe fillimin e procesit të reformave.
Eurodeputeti Schieder konfirmoi mbështetjen për prioritetet e qeverisë, veçanërisht për reformat ekonomike dhe sociale, si dhe luftën kundër korrupsionit.Kryeministri Kurti dhe eurodeputeti Schieder biseduan edhe për bashkëpunimin rajonal dhe agjendën evropiane, duke vlerësuar rolin proaktiv dhe avokues të Parlamentit Evropian, në mbështetje të procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe përfshirjen e Ballkanit Perëndimor në përpjekjet e BE-së për përballimin e pandemisë COVID-19.Në takim mori pjesë edhe Eva Elleriet, drejtoreshë e Friedrich-Ebert-Stiftung (FES), me të cilën u bisedua për thellimin e bashkëpunimit të suksesshëm.Eurodeputeti Schieder dhe znj. Elleriet i dëshiruan sukses kryeministrit Kurti në zbatimin e prioriteteve të qeverisë, që do t’i hapnin rrugë integrimit evropian të vendit.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!

Gazetarja Fana: Aksidenti me kosovarë, më i rëndi që ka ndodhur në Kroaci viteve të fundit

Kryeministri Kurti udhëton drejt Kroacisë për të vizituar të lënduarit në aksidentin tragjik

6 raste të reja më shumë se dje, të infektuara me COVID-19.

Presidentja Osmani do të shpallë ditë zie në nderim të viktimave të aksidentit në Kroaci

Flet djali i axhës së shoferit që dërroi jetë në aksidentin në Kroaci

Ambasadori Kasapolli: Kanë qenë diku 13 fëmijë në autobus, asnjë prej tyre s’është listën e të vdekurve

Cufaj nuk e prishë “terezinë”, refuzon të flasë për mërgimtarët që u nisën nga Frankfurti: Provo telefonoje ambasadorin gjerman, a ta hapë telefonin ai

Deputetja kosovare në parlamentin kroat: Kroacia është me mendje e me zemër afër familjeve dhe institucioneve të Kosovës

Kryeministri i Kroacisë telefon Albin Kurtin, e siguron se po merren të gjitha masat për t’i shpëtuar të lënduarit

Nora dhe Akili garojnë nesër, orari dhe kundërshtarët e tyre

Pamje nga vendi ku ndodhi aksidenti në Kroaci (Video)

Rama për aksidentin tragjik me 10 viktima: Çfarë fatkeqësie pikëlluese

Ministri kroat i Shëndetësisë: 15 persona janë lënduar rëndë, përfshirë një vajzë të mitur

Abdixhiku për aksidentin në Kroaci: Ditë e rëndë për Kosovën

Krasniqi: Me trishtim mora lajmin e rëndë për aksidentin tragjik në Kroaci

Media kroate tregon shkakun e aksidentit, thotë se njëri nga shoferët vdiq