Kurti takohet me Borrellin në Paris

E publikuar: 11/11/2022 10:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Albin Kurti është takuar me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, sot në Paris.

Pas Kurtit, Borrell do të takohet edhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Siç ka njoftuar dje Bashkimi Europian, takimet e Borrellit me dy liderët ballkanikë po bëhen për shkak të situatës së krijuar në Kosovë, si dhe diskutimin mbi avancimin e dialogut që lehtësohet nga BE.

Takimi mes tyre ka filluar nga ora 10:30.“Për t’i vazhduar përpjekjet e BE-së për t’i ndihmuar Kosovën dhe Serbinë që të depërshkallëzojnë, të zbusin tensionet aktuale dhe të avancojnë dialogun e lehtësuar nga BE, Josep Borrell do të takohet me Albin Kurtin dhe Aleksandar Vuçiqin nesër në Paris në takime të ndara”, ka shkruar dje zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në Twitter.