Kurti: Sulmi i të birit të Rashiqit është i organizuar, ai nuk iu nënshtrua kërcënimeve të Serbisë

22.02.2021 19:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kurti: Sulmi i të birit të Rashiqit është i organizuar, ai nuk iu nënshtrua kërcënimeve të Serbisë

Kandidati për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka reaguar pas rrahjes së të birit të diplomatit serb në Kosovë, Nenad Rashiq.

Kurti ka thënë se sulmi është i organizuar dhe motivet kanë të bëjnë me babin e tij. Ai ka kërkuar nga organet e rendit që ta zbardhin rastin sa më shpejt, shkruan Gazeta Express.

Ai këto deklarime i ka bërë me anë të ‘Facebook’-ut, teksa ka dhënë edhe një premtim për qeverinë e tij.

Postimi i plotë:

Me keqardhje të madhe morëm lajmin se sot në Graçanicë, djaloshi 18 vjeçar, Nikolla Rashiq, u rrah brutalisht me armë të ftohta. Nikolla është i biri i Nenad Rashiqit, politikanit demokrat e të mirënjohur serb në Kosovë.

Duket se ky krim banditesk ndaj Nikolla Rashiqit është i organizuar dhe ka të bëjë me prindin e tij që nuk u thye e as s’u nënshtrua ndaj trysnisë e kërcënimeve të Serbisë. Me gjasë, meqë nuk e frikësuan dot Nenad Rashiqin, ia rrahën të birin Nikollën.

Në qeverinë tonë të re do të punojmë që të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim përkatësie kombëtare të jetojnë të sigurtë.

Kërkoj që organet e rendit urgjentisht ta zbardhin këtë rast dhe kriminelët të përgjigjen para drejtësisë, ndërkaq Nikollës i uroj shërim të plotë e të shpejtë. /Gazeta Express/

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Rrugëtimi që bëri Bob Dole për pavarësinë e Kosovës

Rrugëtimi që bëri Bob Dole për pavarësinë e Kosovës

Përparim Rama merr  detyrën e kryetarit të Prishtinës

Përparim Rama merr detyrën e kryetarit të Prishtinës

Kurti në Bruksel, kjo është agjenda

Kurti në Bruksel, kjo është agjenda

Kaq kosovarë kanë investuar deri tash në kriptovaluta

Kaq kosovarë kanë investuar deri tash në kriptovaluta

Kadaj-Bujupi: Albin Kurti ka tendenca diktatoriale

Kadaj-Bujupi: Albin Kurti ka tendenca diktatoriale

Shpend Ahmeti numëron sukseset e tij si kryetar i “qytetit më të mire në botë”

Shpend Ahmeti numëron sukseset e tij si kryetar i “qytetit më të mire në botë”

Prindon Sadriu e konsideron tendencioze pse mediet informuan se mori 396 euro nga shteti, thotë se kursimi i parasë publike (për të tjerët) është parim i punës së tij

Prindon Sadriu e konsideron tendencioze pse mediet informuan se mori 396 euro nga shteti, thotë se kursimi i parasë publike (për të tjerët) është parim i punës së tij

Azemi paralajmëron Kurtin për protesta të mëdha prej javës tjetër

Azemi paralajmëron Kurtin për protesta të mëdha prej javës tjetër

Këta janë anëtarët e rinj të Bordit të RTK-së

Këta janë anëtarët e rinj të Bordit të RTK-së

Delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga Kurti, udhëtoi për në Bruksel

Delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga Kurti, udhëtoi për në Bruksel

Brukseli e pranon që nuk po arrin të sigurojë takim Kurti -Vuçiq dhe vazhdimin e dialogut

Brukseli e pranon që nuk po arrin të sigurojë takim Kurti -Vuçiq dhe vazhdimin e dialogut

Haradinaj: Jemi të gatshëm të jemi aleatë të Kryeministrit në betejën politike me Serbinë

Haradinaj: Jemi të gatshëm të jemi aleatë të Kryeministrit në betejën politike me Serbinë

Kurti për tragjedinë në Gllogjan: Sasia e informacionit është duke u shtuar

Kurti për tragjedinë në Gllogjan: Sasia e informacionit është duke u shtuar

Propagandisti serb: Kurti me Bashkim Jasharin kanë plane për sulm në Veri

Propagandisti serb: Kurti me Bashkim Jasharin kanë plane për sulm në Veri

Kosova dërgon mbi 30 mostra për testim për variantin Omicron në Gjermani

Kosova dërgon mbi 30 mostra për testim për variantin Omicron në Gjermani

E krijoi vaksinën AstraZeneca, Sarah Gilbert : Pandemia e ardhshme mund të jetë më vdekjeprurëse se Covid-19

E krijoi vaksinën AstraZeneca, Sarah Gilbert : Pandemia e ardhshme mund të jetë më vdekjeprurëse se Covid-19