Kurti s’i komenton fryrjet e Vuçiqit: Për marrëveshjen finale na duhen pak muaj

E publikuar: 02/12/2022 13:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Albin Kurti nuk ka dashur që të komentojë fryrjet e bëra nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, të një dite më pari kur fqinji verior siç e quan ai i tha “llum terrorist”.

Ai tha se mund të flasë për pajtimi ose mospajtime me Vuçiqin, por jo edhe për nivel të edukatës së kreut të shtetit serb.

Kurti edhe një herë është shprehu i bindur se për marrëveshje finale me Serbinë duhen pak muaj.

Kur foli për Asociacioni tha se për këtë temë nuk ka përgjigje të re.

Këto komente ai i bëri pas vizitës në shoqatën Handikos në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

“Ftesa që më pati ardhur për të shkuar në Bruksel kanë pasur një draft deklaratë që është përmendur marsi i vitit të ardhëm dhe ka qenë ndër arsyet pse premë biletën për Bruksel dhe unë besoj nëse duam marrëveshjen dhe normalizimin e marrëdhënieve nuk ka dyshim që nevojiten farë pak muaj”.

“Unë mund të flas për qëndrimet, për pajtimet dhe mospajtime, por jo për nivel të edukatës së kreut të fqinjit veriorë. Të drejtat e pakicave janë të rregulluara me Kushtetutë në 6 nëne. Besoj që ata që janë të pakënaqur më Kushtetutë duhet ta kenë barrën e argumentimin se çka nuk mjafton. Sa i përket Asociacionit unë nuk ka përgjigjur të re por në kapitullin e 4 unë aty kam thënë së do të ketë konsideratë për marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe implementimin e tyre. Të drejtat e pakicave duhet t’i respektojmë”.