Kurti: S’fola me Borrellin nga dje, ShBA-së sidomos ambasadori Hovenier është në kontakt me Brukselin

E publikuar: 22/11/2022 14:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk ka komunikuar me kryediplomatin evropian, Josep Borrell pas shtyrjes së vendimit për gjobat rreth targave për 48 orë.

I pari i qeverisë para mediave tha se ShBA-të janë në kontakt me Brukselin, dhe falënderoi ambasadorin amerikan Jeff Hovenier, për përkushtimin dhe angazhimin e tij në këtë çështje.

“ShBA-së sidomos ambasadori Jeff Hovenier është i përkushtuar dhe i angazhuar dhe e falënderoj për këtë. Roli i tij është gjithmonë konstruktiv, pozitiv e kreativ. Tash ai po i bën përpjekjet maksimale, ShBA sidomos Hovenier, ata janë në kontakt me Brukselin. Që prejse ka përfunduar takimi i fundit në kuadër të bisedimeve tetëorëshe, unë nuk kam komunikuar me zëvendës presidentit e Komisionit Evropian, Josep Borrell, i cili me keqardhje ritheksoi e braktisi propozimin franko-gjerman, propozimin e Bashkimit Evropian duke thënë le ta kemi një dakordim për targat. Nuk mjafton dakordimi për targat”, tha Kurti.

Pas takimit rreth 8 orësh gjatë së hënës në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, palët nuk arritën të merren vesh as për çështjen e targave.