Kurti: Reciprociteti ndaj Serbisë do të vendoset, s’ka ndryshe

E publikuar: 14/09/2021 17:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se masa e reciprocitetit ndaj Serbisë do të vendoset për shkak se nuk ka ndryshe.Ai ka thënë se po bëhen përgatitjet.

“I kam shkruar letër të gjitha qeverive të BE-së dhe jo vetëm, ku kam renditur shkeljet që po i bën Serbia.

Po pres përgjigjet e tyre dhe reciprociteti do të vendoset pasi nuk ka ndryshe.

Mirëpo, me ministren Rozeta Hajdari dhe me doganat tona po përgatitemi që ta zbatojmë atë, sepse asnjë qeveri nuk ka zbatuar reciprocitetin.

Ne kur ta zbatojmë reciprocitetin nuk guxojmë të dështojmë”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se problemi është Serbia, e jo shqiptarët apo Kosova.