Kurti: Qeveria nuk e mbështet tërheqjen e Trustit, po krijohet panik nga ata që e kanë rrënuar vendin

E publikuar: 23/06/2022 12:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondin e Kursimeve Pensionale, i propozuar nga PDK, i cili pas pak pritet të hidhet në votim në Kuvend.Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se kriza energjetike dhe implikimet për tregjet ndërkombëtare nga lufta i kanë shtrirë ndikimet edhe në Kosovë.Sipas tij, ndër ndikimet është rritja e çmimeve edhe te produktet bazike.“Qeveria i është përgjigjur këtyre ndryshime për të ndihmuar qytetarët nga kjo rritje e kostos së jetës.

Te rasti i energjisë kemi vendosur që importin shtesë ta mbulojmë përmes subvencionimit”, ka thënë ai.Ai ka thënë se munden që një problem të tashmes ta zgjidhin me rrënimin e së ardhmes.“Ne e kemi të qartë që mjetet në trust janë të qytetarëve por vetë natyra e tyre nënkupton që ato nuk vihen në institucion të interesave politike por të nevojave të pensionistëve”, ka thënë ai.

“Nisma për tërheqjen e trustit nuk është e rastësishme që ka ardhur nga një deputet i PDK-së i cili në një deklarim për media pas opinionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar kishte thënë po të donte FMN-ja do të na jepte mjete tua jepnim qytetarëve dhe të mos e prekim Trustin. FMN-ja ka mjete të mjaftueshme. Ja pra kush po merret me financa e makroekonomi.

Janë të njëjtë të cilët na kanë sjellë në këtë gjendje dhe po duan edhe ato pak të mira që i kemi arritur të na i rrënojnë. Të gjitha subjektet e dinë sa e rrezikshëm është prekja e trustit. Nismëtari i idesë ka deklaruar se gëzojnë edhe mbështetjen e listës serbe”, ka thënë ai.Ai ka thënë se shumica që kanë pak përfitojnë asapk ndërkaq ajo pakicë që ka shumë përfiton.

“Unë nuk kam qenë i njoftuar që nismëtari është doktor shkence, nismëtari ka doktoratë ka PHD. Nevojitet doktoraturë për një fizioterapistë që ta sjellë një propozim të tillë në Kuvend”, ka thënë ai.