Kurti priti në takim ambasadorin jorezident të Kanadasë për Kosovë, Alan Bowman

15.10.2021 13:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kurti priti në takim ambasadorin jorezident të Kanadasë për Kosovë, Alan Bowman

Kryeministri i Republikës së Kosovës,Albin Kurti dhe ambasadori jorezident i Kanadasë për Kosovë, Alan Bowman u takuan sot për të diskutuar mbi marrëdhëniet miqësore dhe bilaterale ndërmjet dy vendeve. Mbështetja e Kanadasë për Kosovën dhe popullin e saj ka filluar herët, në momentet më kritike, dhe nuk ka reshtur për asnjë moment.

Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin kanadez për pranimin e 7 mijë refugjatëve nga Kosova në vitin 1999, për mbështetjen e vazhdueshme në të gjitha proceset shtetformuese të Republikës së Kosovës, në veçanti në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, dhe ndihmën e dhënë në luftimin e COVID-19.

Kryeministri Kurti shtoi se Kosova mbetet e përkushtuar në rrugëtimin e saj për integrim dhe anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe NATO, teksa veçoi rëndësinë e demokratizimit të rajonit, luftimit kundër korrupsionit, sundimit të ligjit, ballafaqimit me të kaluarën, dhe reciprocitetin e të drejtave të pakicave si parakushte për marrëdhënie dhe bashkëpunim të qëndrueshëm rajonal.

Për ambasadorin Bowman, i cili është ambasador rezident në Zagreb të Kroacisë, kjo ishte vizita e parë në Kosovë që nga fillimi i pandemisë COVID-19.

Ai e falënderoi kryeministrin Kurti për mikpritjen dhe i uroi suksese në përgjegjësitë e tij të reja pas fitores në zgjedhjet parlamentare të këtij fillimviti.

Kanadaja do të vazhdojë përkushtimin e saj ndaj Kosovës, u shpreh ambasadori Bowman.

Ai theksoi se demokracia, të drejtat e njeriut, sundimi i ligjit dhe tregu i lirë janë vlera të përbashkëta të Kanadasë dhe Kosovës.

Të udhëhequra nga këto vlera, Kosova dhe Kanadaja janë dy vende që janë dëshmuar me mikpritjen e refugjatëve nga Afganistani.

Kryeministrit Kurti dhe ambasadori Bowman po ashtu diskutuan për rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik dhe mundësitë e tërheqjes së investimeve në Kosovë, sidomos në fushën e teknologjisë informative, ku Kosova ka shumë potencial.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


A e dini cila është lidhja familjare në mes të Bashkim Jasharit dhe Rrahman Ramës?

A e dini cila është lidhja familjare në mes të Bashkim Jasharit dhe Rrahman Ramës?

Për dy qese plastike, qytetarët do të paguajnë aq sa kushton një bukë 

Për dy qese plastike, qytetarët do të paguajnë aq sa kushton një bukë 

Këto janë masat e reja antiCOVID që do të votohen në mbledhjen e sotme të qeverisë

Këto janë masat e reja antiCOVID që do të votohen në mbledhjen e sotme të qeverisë

Varhelyi shprehet optimist se të rinjtë e Kosovës së shpejti do të udhëtojnë pa viza

Varhelyi shprehet optimist se të rinjtë e Kosovës së shpejti do të udhëtojnë pa viza

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, flet për Kosovën në një konferencë për siguri globale

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, flet për Kosovën në një konferencë për siguri globale

Kush dhe pse po proteston në Serbi?   

Kush dhe pse po proteston në Serbi?   

Një vdekje dhe tetë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Një vdekje dhe tetë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Çitaku-Ramës: Gjeneral, faleminderit

Çitaku-Ramës: Gjeneral, faleminderit

Vdes ish-kryetari i Podujevës

Vdes ish-kryetari i Podujevës

Gjermania dhe Kosova nënshkruajnë marrëveshje në mbështetje të FSK-së në vlerë prej 1 milion euro

Gjermania dhe Kosova nënshkruajnë marrëveshje në mbështetje të FSK-së në vlerë prej 1 milion euro

Haki Abazi e mbron Xhavit Halitin në Komision, përplaset me Fitore Pacollin

Haki Abazi e mbron Xhavit Halitin në Komision, përplaset me Fitore Pacollin

Austria konfirmon mbështetjen për Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave

Austria konfirmon mbështetjen për Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave

Në Ministrinë e Mbrojtjes bëhet pranim dorëzimi i detyrës së Komandantit të FSK-së nga gjeneral Rama dhe gjeneral Jashari

Në Ministrinë e Mbrojtjes bëhet pranim dorëzimi i detyrës së Komandantit të FSK-së nga gjeneral Rama dhe gjeneral Jashari

Haradinaj kërkon mbrojtje të përbashkët ushtarake mes Kosovës dhe Shqipërisë

Haradinaj kërkon mbrojtje të përbashkët ushtarake mes Kosovës dhe Shqipërisë

Gjeneralmajor Bashkim Jashari, komandant i ri i FSK-së

Gjeneralmajor Bashkim Jashari, komandant i ri i FSK-së

Jep dorëheqje komandanti i FSK-së Rrahman Rama

Jep dorëheqje komandanti i FSK-së Rrahman Rama