Kurti pret ambasadorin e Norvegjisë, thekson rëndësinë që ambasada të vazhdojë të mbetet në Kosovë

E publikuar: 15/09/2022 13:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl.Në njoftimin e lëshuar thuhet se Kurti e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme të Norvegjisë, si dhe theksoi se Norvegjia është partner i rëndësishëm për Kosovën.Ai theksoi se institucionet e Kosovës kanë bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë me ambasadën norvegjeze.

Andaj, në këtë takim u theksua se prezenca e ambasadës norvegjeze në Kosovë është e rëndësishme për vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer dhe thellimin e zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve tona.Kurti dhe Grøndahl biseduan për përkrahjen e mëtejme të Norvegjisë për Kosovën.

Ministria e Jashtme e Norvegjisë ka njoftuar se nga viti 2023 do ta mbyllë Ambasadën e këtij shteti në Kosovë.