Kurti po dëshiron të shuajë çdo zë kritik për qeverinë e tij

E publikuar: 16/09/2022 20:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lufta e Albin Kurtit kundër sindikatave është pasqyrë e dobësisë dhe rënies së vazhdueshme të tij.

Asnjë politikan nuk e ka humbur me shpejtësi kaq të madhe mbështetjen e qytetarëve. Shkakton ankth nëse e mendoni për një moment se mbështetja prej 51% ka rënë me vlera dyshifrore dhe nuk po ndalet.

Nëse Albin Kurti do të shqetësohej për fëmijët ai do të gjente zgjidhjen.

Por, jo!Albin Kurti nuk është duke dëshiruar zgjidhjen. Qëllimi i tij është sundimi mbi sindikatat.

Ky qëllim i tij është i lidhur me rënien e tij, sepse kur politikanët humbasin mbështetjen e qytetarëve, ata mundohen që përmes formave jo-demokratike ta ruajnë pushtetin.

Kështu po vepron Kurti, që duke sunduar sindikatat ai po dëshiron të shuajë çdo gjë që mund të duket kritike për qeverinë e tij.