Kurti përgjigjet me “JO”, pasi pyetet se a do ta shkarkojë Gërvallën

E publikuar: 01/08/2021 16:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mohuar raportimin e ditëve të fundit për shkarkimin e mundshëm të Ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Kurti gjatë Panairit të Librit u pyet rreth shkarkimit të mundshëm të ministres Gërvalla teksa u përgjigj shkurtimisht me “Jo”.

Kujtojmë se kohë me parë Partia Demokratike e Kosovës dhe Organizata e Veteranëve të Luftës me aksione patën kërkuar shkarkimin e Gërvallës.