Kurti për NBC: S’e përjashtoj mundësinë për zgjedhje të parakohshme në veri

E publikuar: 02/06/2023 22:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Albin Kurti_

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se nuk e përjashton mundësinë për zgjedhje të parakohshme në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Kështu ka thënë ai në një intervistë me gazetarin amerikan Chuck Todd në kuadër të emisionit “Meet the Press Now” në NBC, duke shtuar se zgjedhjet duhet të jenë të lira dhe demokratike, raporton Klan Kosova.

“Kryetarët e rinj duket se nuk e kanë legjitimitetin e mjaftueshëm për shkak të pjesëmarrjes së vogël të votueseve në zgjedhje. Ne kemi bërë thirrje që të gjithë të marrin pjesë, por Beogradi u ka bërë thirrje qytetarëve serbë që t’i bojkotojnë zgjedhjet e 23 prillit”.

“Nuk e përjashtoj mundësinë për zgjedhje të parakohshme, por ato duhet të jenë fer, demokratike dhe të lira”.

“Ne duhet ta ndalojmë Beogradin në mënyrë që të mos i bullizojë serbët e Kosovës, ata duan të votojnë”.

“Beogradi do që Lista Serbe ta prezantojë komunitetin serb. Prandaj ne insistojmë që të ketë fushatë të hapur dhe ne shpresojmë që komuniteti ndërkombëtar do të na ndihmojë në këtë drejtim”.