Kurti para ministrit Italian: Njohja e Kosovës nga Serbia e domosdoshme, s’do të ketë përsëritje të tragjedive

E publikuar: 22/06/2021 18:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Albin Kurti, tha se Italia është partner i rëndësishëm për Kosovën, duke theksuar kontributin e tyre në dialogun me Serbinë .Ai tutje tha se Italia vazhdimisht bën përpjekje për të na ndihmuar në liberalizimin e vizave për Kosovën, duke e konsideruar si tepër të rëndësishme miqësinë me shtetin Italian.

“Kemi zbatuar detyrat tona, dhe falënderojmë që Italia vazhdimisht bën përpjekje në njohjen e Kosovës nga vendet tjera dhe liberalizimin e vizave, andaj me Italinë kemi një miqësi të vërtetë. Zgjidhja e vetme është njohja e shtetit tonë dhe që e ndihmon edhe Serbinë nga mentaliteti i forcuar i Millosheviqit. E domosdoshme për ne është njohja e Kosovës.

Nuk do të ketë përsëritje të tragjedive”, përfundoi Kurti.Këtë deklaratë Kurti e tha para adresimit të ministrit të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Luigi di Maio, para deputetëve të Kuvendit në fjalën e tij shprehu nderime ndaj prezencës së ministrit Luigi di Maio, duke e cilësuar Italinë si fqinji më i madh i Ballkanit.

“Mik dhe partner i rëndësishëm për Kosovën, vetëm katër ditë pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës ajo e njohu vendin tonë dhe e ndihmoi mjaftë shumë. Italia ka ndikim në tërë botën dhe kanë bërë jehonë në të gjithë botën. Italia është burim i pashtershëm që duhet dhe mund të mësojmë. Synimi ynë është që Kosova të krijojë një bazë ekonomike në bazë të punës tonë.

Italia është fqinji më i madh i Ballkanit, vlerësoj shumë qëndrimin e prerë sa i përket integrimit të gjashtë vendeve në BE”, tha Kurti.