Kurti nuk kërkon hetime ndërkombëtare për rastin “Dehari”

E publikuar: 20/12/2016 15:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, gjatë fjalimit në seancën e jashtëzakonshme kushtuar vdekjes së Astrit Deharit, tha se Astriti ishte njeri i mirë, student shembullor dhe mbi të gjitha aktivist i jashtëzakonshëm. Kurti tha se meqenëse Dehari ishte aktivist politik nuk mund të mos flitet edhe për politikën, ai tha se Astritin e kanë përcjellë politikisht dhe e kanë akuzuar pa faj.
“Ndaj Astrit Deharit është kryer krimi prej ditës kur u arrestua deri kur e humbi jetën, më 5 nëntor”.

“Astrit Dehari ishte rrjedhimisht i pafajshëm, në burgun e Prizrenit ka vdekur dikush i pafajshëm, jo me medikamente të tepruara, sepse Astriti ishte trup i shëndoshë në aspektin fizik e psiqik. Të dënuarit me burgim të përjetshëm bëjnë vetëvrasje, ata me probleme psikike bëjnë vetëvrasje por jo edhe ata të shëndoshit”, ka shtuar Kurti ndër të tjera.

Në kohën kur po përfundonte procesi për Astrit Deharin ndodhi tragjedia për mbarë Kosovën sepse Astrit Dehari ishte i paraburgosur pa dënim e pa aktakuzë.

Kurti ka përmendur edhe deklaratën e drejtorit të policisë së Prizrenit, Nexhmi Krasniqi.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e VV-së, Albin Kurti, ka thënë se arrestimi i gjashtë aktivistëve të VV-së, përfshirë edhe Astrit Deharin ka qenë i planifikuar qysh në muajin tetor.

“Me 5 nëntor ka përfituar ky regjim, prandaj dhembja jonë është e dyfishtë. Ky regjim është forcuar duke mos qenë në jetë më Astriti. Të mbahet në paraburgim pa u interesuar asnjëherë kjo është kërkesë për izolim. Masa e paraburgimit është masa e fundit që gjykatat duhet t’i caktojnë”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se Gjykata nuk mund ta faktojë asnjë rast që ndonjë aktivist i VV-së ka ikur diku. Ai ka thënë se prokurorët duhet hetuar.

“Asnjëri nga aktivistët tanë nuk e kanë shkelur masën asnjëherë. Qartazi synimi nuk ka qenë e vërteta dhe drejtësia.

Arrestimi i gjashtë aktivistët të VV-së është përgatitur qysh në muajin qershor në këtë Qeveri.

Këta prokurorë janë bërë që të hetohen ata vetë, në vend se ta intervistojnë dikë tjetër.

“Ka dështu ky proces, Astriti nuk është fizikisht sot mes nesh”, ka përfunduar Kurti.