Kurti nuk do ta shkarkojë Rakiqin

14.10.2021 17:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kurti nuk do ta shkarkojë Rakiqin

As deklaratat e djeshme të Rakiqit nuk ia rrezikojnë atij vendin në kabinetin qeveritar të Kosovës. Zyra e Kryeministrit ka një përgjigje rreth situatës me të.

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq, e krahasoi aksionin e djeshëm të policisë së Kosovës kundër kontrabandës në disa zonë të Kosovë, përfshirë veriun, me “natën e kristaltë”, duke thënë se serbët nuk durojnë më.

Gjithsesi, këto deklarata nuk ia rrezikuan vendin në Qeverinë e Kosovës, Rakiqit.

Nga Zyra e Kryeministrit thonë se udhëheqësit e Serbisë, duke mos arritur t’i kthejnë serbët kundër qeverisë së Kosovës, po tentojnë që të nxisin konflikte përbrenda qeverisë.

Kësisoj, Kurti, sipas një përgjigje të zyrës së tij, nuk do ta shkarkojë vartësin serb dhe thonë se “z.Rakiq nuk është çështje këtu.

Shkarkimi i tij do ta bënte çështje”“Nëpërmjet veprimeve tona ne po prekim nervin e çështjes. Në njërën anë po vendosim rend dhe ligj duke luftuar krimin e organizuar dhe anën tjetër po shpërfaqim destruktivitetin e Serbisë dhe karakterin e vërtetë të udhëheqësve të saj.

Ata nuk po arrijnë të mobilizojnë serbët e Kosovës kundër Qeverisë sonë.

Prandaj po përpiqen që të nxisin konflikte të brendshme qeveritare dhe kështu të mobilizojnë serbët e Kosovës kundër qeverisë. z.Rakiq nuk është çështje këtu.

Shkarkimi i tij do ta bënte çështje”, thuhet në përgjigjen e zëdhësit e Qeverisë, Perparim Kryeziu, dhënë Gazetës Express.

Kur u vendosën bllokadat në veri për shkak të vënies së reciprocitetit me targa nga Qeveria e Kosovës, kryeministri Albin Kurti thoshte se Rakiq nuk ka rol destabilizues, përkundrazi.

Ndërsa dje, pas aksionit të Policisë edhe në Veri, u raportua se nisja e vendosjes së barrikadave në atë zonë po bëhej prej një kompanie, kur Rakiq ishte pronar.

Ministri kosovar tha se ka mbetur vec ajri që s’po iu merret serbëve të Kosovës dhe e ka krahasuar me “Natën e Kristaltë” situatën, ku Policia e Kosovës kreu bastisje kundër kontrabandës në disa zona të vendit.

“Nuk mund të durojmë më, ka mbetur vetëm ajrin të na e marrin, kjo ka qenë si Nata e Kristalit për ne, ky takim me Vuçiqin është më i rëndësishmi, është derdhur gjak serb mbi xhamat e thyer”, ka deklaruar Rakiq.

Kjo deklaratë shtyri ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, të reagojë.“Ndaloni! Krahasimi i aksionit të sotëm të policisë me “natën e kristaltë” është i papranueshëm.

Krahasime të tilla kontribuojnë drejt rrëfimeve të shtrembërimit dhe mohimit të Holokaustit”, ka shkruar ambasadori gjerman.

“Nata e Kristaltë” e quajtur edhe Nata e Xhamit të Thyer e 9 dhe 10 nëntorit të vitit 1938, ishte nata kur nazistët gjermanë sulmuan hebrenjtë dhe pronat e tyre.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Një mision i huaj njofton punonjësit për rrezik nga një sulm terrorist, Policia thotë se merr masa për sigurinë

Një mision i huaj njofton punonjësit për rrezik nga një sulm terrorist, Policia thotë se merr masa për sigurinë

Për 10 minuta thuaj mamit jam në shpi, bëma bukën”, porosia që ia dha i riu babait para se të vritej

Për 10 minuta thuaj mamit jam në shpi, bëma bukën”, porosia që ia dha i riu babait para se të vritej

Vaksina, kusht për të shkuar në punë

Vaksina, kusht për të shkuar në punë

Detaje të reja nga krimi në Gllogjan, autobusi kishte lëvizur 50 metra me shoferin e vrarë

Detaje të reja nga krimi në Gllogjan, autobusi kishte lëvizur 50 metra me shoferin e vrarë

Pistat e hetimit për krimin makabër në Gllogjan, vrasësi ende në arrati

Pistat e hetimit për krimin makabër në Gllogjan, vrasësi ende në arrati

Lajçak: BE duhet të përshpejtojnë procesin e zgjerimit për Ballkanin Perëndimor

Lajçak: BE duhet të përshpejtojnë procesin e zgjerimit për Ballkanin Perëndimor

Sveçla: I bëj ultimatum vrasësit që të dorëzohet (VIDEO)

Sveçla: I bëj ultimatum vrasësit që të dorëzohet (VIDEO)

Informatat e fundit të Prokurorisë: Po e intervistojmë secilin, është zbrazur pothuajse një karikator

Informatat e fundit të Prokurorisë: Po e intervistojmë secilin, është zbrazur pothuajse një karikator

Pas shfaqjes së variantit të ri, bien aksionet e naftës në tregjet globale

Pas shfaqjes së variantit të ri, bien aksionet e naftës në tregjet globale

Zyra e BE-së në Kosovë dënon ashpër sulmin në Gllogjan

Zyra e BE-së në Kosovë dënon ashpër sulmin në Gllogjan

Kurti, ushtarëve të FSK-së: Ju jeni vazhdimësi e UÇK-së

Kurti, ushtarëve të FSK-së: Ju jeni vazhdimësi e UÇK-së

Reagimi ambasada amerikane pas krimit makabër në Gllogjan

Reagimi ambasada amerikane pas krimit makabër në Gllogjan

Serbia ua refuzon ministrave kosovarë kërkesën për vizitë në Medvegjë, Preshevë e Bujanoc

Serbia ua refuzon ministrave kosovarë kërkesën për vizitë në Medvegjë, Preshevë e Bujanoc

Kujdestares së klasës i dridhet zëri derisa e përshkruan nxënësen e saj që u vra mbrëmë

Kujdestares së klasës i dridhet zëri derisa e përshkruan nxënësen e saj që u vra mbrëmë

Raporti i policisë: Sulmi në Gllogjan dyshohet se u krye me kallash, i dyshuari gjendet në arrati

Raporti i policisë: Sulmi në Gllogjan dyshohet se u krye me kallash, i dyshuari gjendet në arrati

Guvernatori Mehmeti: Rritja ekonomike gati 10%, remitencat deri në 15% më shumë

Guvernatori Mehmeti: Rritja ekonomike gati 10%, remitencat deri në 15% më shumë