Kurti: Në Serbi të hapen arkivat, në Kosovë prokuroria të jetë shumë më aktive

E publikuar: 30/08/2022 12:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar edhe njëherë që Serbia t’i hap arkivat për të zhdukurit, raporton Ekonomia Online.

Kurti pas homazheve te obelisku i personave të pagjetur në oborrin e Kuvendit, bëri thirrje që të japin informacione të gjithë qytetarët të cilët kanë për ndonjë rast.

Madje ai kërkoi nga prokuroria që të jetë më efikase në hetimin e këtyre rasteve.

“Në Beograd duhet të hapen arkivat që të merret vesh e vërteta për më të dashurit tanë”.

“Në të njëjtën kohë edhe prokuroria tek ne duhet te jetë shumë më aktive, gjyqësori shumë më efikas sepse deri tek e vërteta arrihet edhe nëpërmjet drejtësisë, nëpërmjet kërkimit të përgjegjësisë prej atyre të cilët i vranë”, ka thënë Kurti.

Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Personave të Pagjetur homazhe ka bërë edhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier bashkë me familjarë të të zhdukurve dhe ministrat e kabinetit qeveritar.