
Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se janë në process të finalizimit të marrëveshjeve për njohjen e ndërsjellët të patentë-shoferëve edhe me Kanadanë dhe Turqinë, shkruan InfoSot.
E deri tani Kosova ka marrëveshje të tilla me Gjermaninë, Italinë dhe Austrinë.
Gjatë mbledhjes së Qeverisë, Kurti bëri me dije se që nga hyrja në fuqi e marrëveshjes me Gjermaninë rreth 30 mijë mërgimtarë kanë konvertuar patentë-shoferët.
Kurti tha se ky është një prej lehtësimeve më të mëdha që ka bërë vendi për mërgatën, duke theksuar se përveç se kjo ndikon në uljen e shpenzimeve dhe u kursen kohën, mundëson edhe integrim më të shpëjtë në tregun e punës.
“Nga muaji i kaluar ka hyrë në fuqi marrëveshja me Italinë për njohjen e patentë-shoferëve, ndërkohë nga muaji i ardhshëm hynë në fuqi në Austri. Pas Gjermanisë, Italisë dhe Austrisë, në proces të finalizimit të njohjes së ndërsjelltë të patentë-shoferëve, jemi edhe me Kanadanë dhe Turqinë”, ka deklaruar Kurti.