Kurti në Klinë premton vende pune

E publikuar: 31/05/2017 10:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosja, Albin Kurti, ka zhvilluar një vizitë në qytetin e Klinës. Ai ka premtuar vende pune të qëndrushme për Klinën dhe qytetet e tjera.
Tutje Kurti ka thënë se plani i VV-së për shtetin zhvillimor do të fokusohet tek mbrojtja e sipërmarrjes së vogël e të mesme dhe tek ri-industrializimi.

Sipas tijky plan do të sjellë vende pune të qëndrueshme për Klinën e për gjithë Kosovën.

“Kurbeti nuk do të jetë më e vetmja zgjidhje sepse së bashku do ta ndërtojmë perspektivën tonë këtu, në vendin tonë”, ka shkruar Kurti në FB.