Kurti komenton shkarkimin e Eset Berishës: Sa herë ua cenon interesat bërtasin Amelika, Amelika

E publikuar: 13/05/2020 17:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka komentuar sot në një konferencë për media arsyet e shkarkimit të Drejtorit të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, Eset Berishës.

Kurti ka thënë se janë 14 faqe dokument të vendimit për shkarkim, që e tregojnë arsyen e vërtetë të shkarkimit të Berishës.

“Lidhur me shkarkimin e mbrëmshëm të ish drejtorit të Autoritetit të Aviacionit dua të them se ka një vendim 14 faqesh që e arsyeton këtë shkarkim dhe duhet të lexohet nga të gjithë ata që interesohen. Askund nuk përmendet në atë vendim justifikimi i z.Berishës, nuk ka të bëjë me atë që thotë përkundrazi duhet ta kuptoni që emërimi I tij ka qenë I kundërligjshëm meqenëse ai se ka përvojën e punës si e ka prezantuar”, ka thënë ai, raporton Express.

“Besoj e keni vërejtur të gjithë këtë dukuri, sa herë që zyrtarëve të korruptuar ua cenon interesat korruptive fillojnë e bërtasin Amelika, Amelika. Shtetet e Bashkuara nuk i mbrojnë të korruptuarit. SHBA’të nuk I kanë thënë askujt vidhni nuk kam asnjë kritikë pse kemi bërë shkarkime të bordeve apo të menaxhmenteve , asnjë kritikë. E vetmja kritikë më vjen prej të shkarkuarve. SHBA’të historikisht e kanë luftuar korrupsionin sepse e kanë pa sundimin e ligjit si parakusht për demokracinë. Edhe njëherë i ftoj të gjithë zyrtarët shtetëror që jkur ne ua cënojmë interesat e ngushta korruptive të pushojnë me këtë parullën për amerikanizmin e tyre, si strehë për vetveten”, shtoi Kurti.