Kurti ka një kërkesë për zyrtarët publikë, studentët e profesorët

E publikuar: 03/09/2024 13:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mesditën e së martës, shefi i qeverisë shkoi për vizitë në Institutin Francez në Prishtinë.

Nga aty, u impresionua rreth punës së punonjësve dhe mundësisë së mësimit të gjuhës frënge. Me këtë rast, Kurti bëri një kërkesë për punonjësit publikë, studentët, profesorët e ndërmarrësit. Ai iu ka bërë thirrje ta mësojnë gjuhën frënge, transmeton IndeksOnline.

“Unë po ta dija në adoleshencën time që do përfundoja gjatë jetës duke lexuar aq shumë libra të autorëve francezë me siguri se do ta kisha mësuar frëngjishten. Për fat të keq unë i kam lexuar ata autorë të përkthyer në shqip ose anglisht. Por, kjo është një gjë që mund të korrigjohet, por edhe për shumë qytetarë të vendit tonë”, ka thënë Kurti.

“Mësimi i gjuhës frënge është një përparësi. Unë i inkurajoj zyrtarët publikë, studentët, profesorët, e ndërmarrësit që ta konsiderojnë vizitën në Institutin Francez dhe mësimin e gjuhës frënge këtu”, ka shtuar ai.

Instituti Francez në kuadër të Ambasadës franceze është një dritare e re, midis dy vendeve për cilësinë e artit dhe kulturës.