Kurti: Jasharaj më tha ndihmom si vëlla – kryeministri s’bën pazare

E publikuar: 13/09/2022 11:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit që ka mbajtur me Këshillin Grevist, ka thënë se janë zhvilluar shumë takime me Këshillin Grevist dhe se kërkesë e tyre ka qenë Projektligji i pagave.

Në një konferencë me ministrat Nagavci e Murati, Kurti ka thënë se kërkesë e SBASHK ka qenë Projektligji i Pagave dhe se 100 eurot sipas tij janë kërkuar tash së voni.

“Ne kemi pasur takime dhe kemi qenë në Dhe sot e kam takuar këshillin grevist., ku së paku 30 takime janë zhvilluar ndërmjet BSPK dhe Qeverisë, dhe kërkesë e tyre ka qenë projektligji i pagave, dhe zyra e Qeverisë këtë javë e lëshon në dëgjim publik. Mësimdhënësit do ta kenë koeficinetin më të lartë dhe do ti largojë pabarazitë ndërmjet vete”, tha Kurti.

“Mbi 1 milion euro janë ndarë për disa mësimdhënës që vuajnë nga sëmundjet e rënda”, tha Kurti. Kërkoj që nxënësit të shkojnë në shkolla. Nuk bënë grevë e bojkot.

tutje, Kurti kërkon qe nxënësit dhe mësimdhënësit te kthehen ne shkolla.

“Kërkoj që nxënësit të shkoj  në shkolla dhe mësimdhënësit të kthehen në punë. Nuk është e vërtet që nuk ka pasur dialog. Në takim disa herë më thanë që të dalim nga kjo situatë edhe ju edhe ne. Si shtesë ne ua tham edhe tri gjëra për të cilat na thanë se do ta pyesin anëtarësia dhe në një deklarim për media thanë se greva vazhdon. Kur e pyetën anëtarësinë ata”, tha Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Rrahman Jasharaj, i ka thënë “ndihmon si vëlla”. “Si vëlla të ndihmoj privatësisht, jo si kryeministër”, ka thënë Kurti.

Ai tha se duhet një zgjidhje më universale për këtë çështje.

“Kryeministri nuk bën pazare”, ka thënë Kurti.