Kurti ia bën të qartë Lajçakut: Dialogu s’do të jetë prioritet i parë dhe as i dytë (VIDEO)

E publikuar: 01/03/2021 23:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mirosllav Lajçak, Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, nisi vizitën treditore në Kosovë.

Fillimisht ai takoi liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, me të cilin mbajti takim njëorësh. Lajçak nuk foli për mediat kur doli nga takimi, ndërkaq Kurti po.

Ai tha se me Lajçakun e diskutuan dialogun me Serbinë që, sipas tij, duhet të jetë parimor dhe i mirëfilltë, derisa në të duhet të jenë të përfshirë edhe pozita edhe opozita.

Diplomati sllovak vazhdon nesër vizitat tek liderët politikë, ndërkaq përfundon vizitën të mërkurën, për të vazhduar në Serbi dhe në Mal të Zi.