Kurti i takon drejtuesit e Kompanive Çalik e Limak dhe KEDS-it, flasin për situatën energjetike

E publikuar: 02/03/2023 13:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim Kryetarin e Bordit drejtues të Çalık Holding, Ahmet Çalık, Kryetarin e Bordit Drejtues të kompanisë Limak, Nihat Özdemir, si dhe Drejtorin Ekzekutiv të KEDS-it, Alpin Dogan.

Sipas ZKM’së, në këtë takim u diskutua për situatën energjetike në vend dhe raportin me KEDS-in në funksion të furnizimit të qëndrueshëm të qytetarëve me energji.

“Kryeministri Kurti tha se Kosova është një shtet ku po rriten prodhimtaria dhe eksportet, andaj po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme energjia për bizneset. Kosova ka shënuar një ngritje prej 86% për vitin 2021 krahasuar me 2020 në eksporte dhe 23% për vitin 2022 krahasuar me 2021. Z. Çalık dhe z. Holding theksuan se kompanitë që drejtojnë janë në shërbim të shtetit të Kosovës dhe qëllimi i përbashkët është furnizimi i rregullt dhe distribuimi i qëndrueshëm i energjisë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi, pritën në takim Kryetarin e Bordit drejtues të Çalık Holding, Ahmet Çalık, Kryetarin e Bordit Drejtues të kompanisë Limak, Nihat Özdemir, si dhe Drejtorin Ekzekutiv të KEDS-it, Alpin Dogan me bashkëpunëtorë.

Në takim u diskutua për situatën energjetike në vend dhe raportin me KEDS-in në funksion të furnizimit të qëndrueshëm të qytetarëve me energji.

Kryeministri Kurti tha se Kosova është një shtet ku po rriten prodhimtaria dhe eksportet, andaj po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme energjia për bizneset. Kosova ka shënuar një ngritje prej 86% për vitin 2021 krahasuar me 2020 në eksporte dhe 23% për vitin 2022 krahasuar me 2021.

Z. Çalık dhe z. Holding theksuan se kompanitë që drejtojnë janë në shërbim të shtetit të Kosovës dhe qëllimi i përbashkët është furnizimi i rregullt dhe distribuimi i qëndrueshëm i energjisë.