Kurti i hakmerret Kelmendit: I shkarkon vajzën nga pozita e këshilltares në Ambasadë

E publikuar: 31/03/2020 20:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, duket se i është hakmarrë publicistit Migjen Kelmendi, njëherësh anëtar i Kryesisë së PDK’së, i cili disa ditë më parë i bëri një portret, duke e kritikuar ashpër për mënyrën se si erdhi në pushtet dhe për mos konsistencën në qëndrime, shkruan Mediafokus.info.
Mbi të gjitha, Kelmendi ka shprehur habinë e tij se si “Kurti e hutoi Prishtinën europiane, duke ua marrë besimin”.
E, u deshën pak ditë për të ardhur hakmarrja e Kurtit.
Vartësi i tij, ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, e ka shkarkuar vajzën e Kelmendit, Tefta Kelmendi Merran, nga pozita e këshilltares në Ambasadën e Kosovës në Paris, shkruan Mediafokus.info.
Ja dokumendi zyrtar i shkarkimit të Tefta Kelmendi Merra, i nënshkruar nga ministrit Konjufca, më datë 30.03.2020: