Kurti homazhe tek Jasharët, tregon një histori kur serbët frikësoheshin të intervenonin

E publikuar: 06/03/2018 11:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me rastin e “Epopesë së UÇK-së”, kryetari i i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti së bashku me dy deputetët Rexhep Selimi dhe Glauk Konjufca kanë bërë homazhe tek varrezat e Jasharajve në Prekaz.

Kurti tha se para dy dekadave 3  breza të kësaj familje u flijuan për popullin. Sipas tij, Hamza dhe Ademi bashkë me Zarifen, Hidajeten, Selveten… luftuan dhe u sakrifikuan sepse e deshën lirin dhe tokën më shumë se jetën, shkruan Indeksonline

“Epopeja ndodhi midis dy demostratave të fuqishme në Prishtinë. E mbaj mend se si aq masive ishte demonstrata e 9 marsit dy ditë pas epopesë së UÇK-së saqë edhe policia e Serbisë frikësohej të ndërhynte”, tregoi Kurti.

Më tej, ai thotë se po atë ditë në banesa e Prishtinës nuk kishte mbetur asnjë person.

“Jasharajt e ndryshuan popullin sepse e bashkuan atë. Jemi këtu në Prekazin historik. Ato tri ditë ishin më shumë se 20 vjet, e këto 20 vjet nuk duken as 3 ditë. Lavdi Jasharajve dhe dëshmorëve”, u shpreh ai. /Indeksonline/