Kurti: Haradinaj t’i kthejë 200 hektarë tokë, ne ia kthejmë 70 mijë euro

E publikuar: 14/12/2021 16:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Albin Kurti i ka propozuar kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, që t’i rikthejë 200 hektarë të privatizuar shtetit, dhe Qeveria do t’ia kthejë 70 mijë eurot (sa është privatizuar ajo tokë)Ky propozim i tij ka ardhur pas propozimit të bërë nga Haradinaj, që t’i dërgojë ministrat e tij në KEK që siç ka thënë ai të mërdhihen.

“Meqë m’u dha propozimi që ministrat e mi t’i çoj te KEK-u të mërdhihen në KEK, unë e kam një kundër-propozim për deputetin Haradinaj. Le t’i kthen në shtet 200 hektarë, ne ia japim 70 mijë euro”, ka thënë Kurti.