Kurti flet për dy marrëveshje të rëndësishme, njëra pret autorizimin e Osmanit

E publikuar: 07/07/2022 14:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për marrëveshjet që janë nënshkruar dje në mbledhjen e qeverisë.

Sa i përket, marrëveshjes më Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), ka thënë se do të kërkojnë autorizimin e presidentes Vjosa Osmani për nënshkrim.

“Mbrëmë në mbledhjen e 87-të të Qeverisë, miratuam vendime për dy marrëveshje, dy projekte madhore zhvillimore. Për njërën do të kërkohet ratifikimi në Kuvendin e Republikës, për tjetrën autorizimi i Presidentes për nënshkrimin e të njëjtës”.

“Pas mbledhjes së përbashkët të dy Qeverive Kosovë-Shqipëri, me hapa të sigurt po ecim drejt realizimit të lidhjes hekurudhore Durrës-Prishtinë. Me ratifikim në Kuvend, do të përcaktohet procedura, do të ndahet kostoja, ashtu që hekurudha të realizohet”.

“Ndërkaq, pas negociatave të suksesshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), do të kërkohet autorizimi nga Presidentja, për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëfinancimit në vlerë prej 236.7 milionë dollarë, për investimin më të madh ndonjëherë në fushën e energjisë”,ka shkruar Kurti në rrjetin social Facebook.