Kurti flet me senatorin Murphy, temë diskutimi edhe marrëveshja e fundit me Serbinë

E publikuar: 03/03/2023 21:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Albin Kurti_

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka biseduar përmes telefonit me senatorin amerikan, Chris Murphy.

Kreu i qeverisë tha se Murphyn folën për marrëdhëniet mes dy vendeve, marrëveshjen e normalizimit me Serbinë dhe renditjen e Kosovës në Indeksin e Demokracisë Zgjedhore.

“Pata një telefonatë produktive me senatorin Chris Murphy, ku diskutuam marrëveshjen e normalizimit me Serbinë dhe renditjen e djeshme të Kosovës nga Instituti V-Dem si vendi i parë në Ballkan në Indeksin e Demokracisë Zgjedhore 2023”, shkroi ndër të tjera Kurti, transmeton Klankosova.tv.