Kurti falënderon Borrellin, Lajçakun, Escobarin e në veçanti Hovenierin për marrëveshjen e sotme

E publikuar: 27/08/2022 21:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Albin Kurti-FB

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka reaguar për marrëveshjen e arritur sot me Serbinë, duke thënë se tashmë qytetarët e Kosovës do të mund të kalojnë kufirin pa pengesa, ngarkesa e vonesa.

Ai tha se fryma e bisedimeve parimore e të barabarta në Bruksel është reciprociteti.

“Zgjidhjet normalizuese duhet ta kenë reciprocitetin përbrenda, teksa marrëdhëniet e mira fqinjësore e nënkuptojnë atë”, shkroi Kurti, transmeton Klankosova.tv.

Ai falënderoi ndërmjetësit Borrell, Lajçak e Escobar e në veçanti ambasadorin e Kosovës në Kosovë, Jeff Hovenier për siç tha, angazhimin e kontributin.

“Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe durimin, posaçërisht në këto katër javët e fundit”, shkroi Kurti.