Kurti deshi ta nënshkruaj planin më 27 shkurt, Vuçiq jo, Lajçak zbulon qëndrimin e BE’së

E publikuar: 04/03/2023 11:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, në një bashkëbisedim në “Atlantic Council” ka folur për zhvillimet e 27 shkurtit në Bruksel ku Kurti dhe Vuçiq u dakorduan për propozimin frako-gjerman.

Lajçak ka foluër për diskutimin që është bërë rreth çështjes së nënshkrimit të propozimit evropian po atë ditë në Bruksel, kërkesë kjo që kishte ardhur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ishte refuzuar nga Aleksander Vuçiq.

Emisari sllovak ka thënë se BE-ja ka menduar që një gjë e tillë do të ishte e parakohshme, meqë dokumenti me 11 nenet pa pjesën e implementimit është më shumë një deklaratë politike sesa marrëveshje obligative.

“Reagimi ynë ishte që kjo do të ishte e parakohshme. Kjo marrëveshje nuk është gjë e vogël por pa pjesën e implementimit është më shumë një deklaratë politike se sa një marrëveshje ligjërisht obligative kështu që thamë le të presim me nënshkrim derisa të kemi një kuptim të plote dhe marrëveshje të plotë se si do ta implementojmë”, ka thënë Lajçak në Atlantic Council.

BE-ja do të vazhdojë përpjekjet që të gjej pajtim mes Kosovës dhe Serbisë edhe për planin e implementimit deri më 18 mars kur edhe është caktuar takimi i radhës në Ohër.

Asocaicioni i Komunave me Shumicë Serbe është një nga temat më problematike për të cilën pritet të shihet se cila do të jetë zgjidhja. Lajçak ka zbuluar se janë duke u diskutuar mbi dhjetë modalitete./Express/